Vrasja që tronditi Greqinë, avokati tregon kujt i takon vajza 11-muajshe e Caroline

0
130

Familja e Caroline, 20-vjeçares e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi, pritet të marrë kujdestarinë e foshnjës 12 muajshe të çiftit. Këtë e ka njoftuar avokati i familjes për mediat greke.

Sipas avokatit Thanassis Harmanis, ambienti familjar i Carolines është i përshtatshëm për fëmijën, të paktën në vitet e para të jetës së saj.

“Ai ma mori fëmijën, nëse unë do humbas dhe mbesën time, do ishte një goditje për ne” – ka deklaruar nëna e Caroline për avokatin e familjes.

Më tej, Harmanis shtoi se do ketë një bashkëbisedim mes dy familjeve. Sipas tij, nëse ata bien dakord që kujdestarinë e fëmijës ta marrë familja e Caroline, atëherë do t’ia propozojnë prokurorit të çështjes.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ditën e djeshme, Babis Anagnostopoulos u dërgua në burgun e famshëm grek Korydallos.

Mediat greke shkruajnë se ai po qëndron në zonën e quajtur “VIP” në burg. Ajo quhet e tillë pasi është e qetë dhe nuk ka trazira. Arsyeja pse është vendosur në atë seksion është nga frika se të burgosurit e tjerë mund ta vrasin.

Ngjarja e vrasjes së 20-vjeçares bëri bujë edhe në Shqipëri, pasi autori i krimit në familje, bashkeshorti i vitktimes, për të fshehur gjurmët ka hedhur akuza ndaj disa hajdutëve që sipas tij grabitën banesën e tyre dhe se ata ishin me kombësi shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here