Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, që ka folur për sezonin turistik dhe problematikat e tij.
Në studio ka patur debate mes tij dhe Arjan Çanit.
Pjesë nga debati:
Arjan Çani: Ore Klosi, ky popull do t’ju votojë prapë në 2025 edhe sikur ta bëni mut fare. Ju prap do të votoheni cfarëdo që të bëni, çfarë problemi keni?
Blendi Klosi: Janë shifra këto që po them, janë hotele të shtuara. Në Himarë, në Dhërmi, në Palasë, me trego një hapësirë që nuk po merr investime.
Arjan Çani: Janë miqtë e qeverisë, jo banorët vendas.
Blendi Klosi: Jo nuk është e vërtetë që janë miq të qeverisë. Hajde ikim tani të shohësh cfarë bëhet në Shëngjin, në Shkëmbin e Kavajës.
Arjan Çani: Isha pardje, ishte ditë e zezë, ku thërret qameti. Tmerr.
Blendi Klosi: Janë super hotele në Qerret. Janë mbi katër yje padiskutim.
Arjan Çani: Përse permend hotele? Po them politikat e qeverisë.
Blendi Klosi: Nëse nuk kemi turizmin masiv që prodhon shifra dhe ekonomi, ata që duhet të bëjnë hotele nuk shtyhen. Është fakti që vijnë turistët, që shtyhen për këtë.