“Bomberat” ndezin “Euro2020”, CR7 udhëheq me rekorde, tani e sfidon Lukaku

0
194

C.Ronaldo nuk di të ndalet, ego e këtij lojtari e shtyn gjithnjë në limite duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme sa herë zbret në fushë. Pas “pushtoi” evropën, duke thyer rekordin e Platini, si golashënuesi më i mirë në historinë e evropianet, ylli portugez e sheh vetën edhe në majën e botës, me 109 gola barazoi Ali Daei, si golashënuesi më i mirë në botë me fanellën e Kombëtares. 5 gola në 3 ndeshje, Ronaldo kryeson bindshëm edhe garën për “Këpucën e Artë” në këtë “Euro2020”, askush nuk ka bërë më mirë se sa portugezi.

Lukaku

Ronaldo do të përballet me rivalin e tij më të madh në fazën e 1/8, me Romelu Lukakun, sulmuesin që diskutojë “Këpucën e Artë” edhe në Serie A, ndërsa këtë herë e gjen përballë me Belgjikën. “Bomberi” i Inter gjithashtu po kalon një formë shumë të mirë, me tre gola në fazën e grupeve, kjo pritet të jetë një tjetër sfidë brenda sfidës. Dyshen Ronaldo-Lukaku e ndjekim edhe lojtarë të tjerë si Emil Frosberg i Suedisë me 3 gola, Patrik Schick i Republikës Çeke me 3 gola, Wijnaldum i Holandës me tre gola dhe Robert Lewandowski me tre gola, por sulmuesi polak i dha fund aventurës në këtë “Euro2020”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here