Gjyqtarë të frikësuar ose të paaftë!

0
227

Nga Flamur Vezaj

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese paskan vendosur për t’i kërkuar mendim Komisionit të Venecias për dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Që të kuptohemi, këtë vendim e morën gjyqtarët e reformës së re të drejtësisë. Domethënë, gjyqtarët e kësaj reforme kanë frikë të vendosin vetë bazuar në Kushtetutë, detyrë për të cilën janë aty dhe paguhen, por kërkojnë mendim nga një Komision i huaj qe t’i bëjë interpretimin e këtij ngërçi e pastaj këta të vendosin.

Këta siç duket ose kanë frikë t’i prishin qejfin kryeministrit, ose nga ana tjetër opozitës bashkë me presidentin, ose janë të paaftë për të bërë interpretimin Kushtetueses për rregullimin e kësaj praktike. Pra, këta që janë aty për të zbatuar Kushtetutën dhe të marrin përgjegjësinë në kurriz bazuar në atë, duan mendje nga të huajt. Po pse, kaq e vështirë është të beni vetë interpretimin?

Po nëse ju e bëni praktikë këtë, që për çdo gjë ku është politika e përfshirë t’i drejtoheni Komisioneve të huaja, pse jeni aty Une e di që nuk ishit në një mendje të gjithë për këtë vendim, por ja që votat anuan nga pala e atyre që kërkojnë mendim nga të huajt! Po pse reforma në drejtësi u bë për çdo vendim ku preken interesat politika duhet t’i marrë mendim të huajve? Boll më dhe bëhuni të pavarur e vendosni vetë se nga 2018 kur doli jashtë funksionit kjo Gjykatë, 6 herë ka dhënë opinion Venecia për përplasjet politike në vend! Kjo për faktin se ju gjyqtarët e Kushtetueses nuk ishit aty, po tani jeni dhe vendosni vet e merrni përgjegjesin që ju takon!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here