Personi që po shikoni në foto është Fabio Lamaj, një nga tre personat që ndodheshin brenda mjetit ‘Audi’ që përplasi paraditen e sotme makinën e llojit ‘Toyota’ dhe solli vdekjen e katër anëtarëve të familjes Gushi.
Nga të dhënat e profilit të tij në Facebook, shihet se Lamaj nesër feston ditëlindjen.
Por, këtë herë, i riu do të festojë në një shtrat spital, pasi është plagosur si pasojë e aksidentit, nuk dihet nëse në timonin e mjetit që shkaktoi përplasjen fatale ka qenë Lamaj apo dy shokët e tij, Igli Madani e Glori Selimi.