Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë dhe paraprakisht dyshohet për viktima. Dy mjete janë përplasur, ndërkohë që njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar plotësisht.
Mendohet të jetë nisur me urgjencë në drejtim të spitalit një vajzë e mitur, ndërsa një tjetër person vazhdon prej disa minutash i bllokuar brenda makinës.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur 3 ambulanca, dyshohet për më tepër se një viktimë.
Shërbimet e urgjencës e kanë të pamundur t’i nxjerrin trupat në këto momente nga automjetet.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.