VIDEO/ Audi ishte me 150 km në orë, të plagosurit janë në panik

0
122

Një familje me katër anëtarë u shua mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, pasi u përfshinë në aksident. Përplasja e fortë rezultoi fatale për dy prindërit dhe vajzat e tyre. Viktimat e këtij aksidenti janë Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Familja po udhëtonte me mjetin tip Toyota. Ndërsa pranë zonës së njohur si “Kripa” më afërsi të qytetit të Vlorës ata u përplasën nga një mjet tjetër tip Audi.

ABC raporton se shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti tip Audi. Burime nga policia bëjnë me dije se Audi dyshohet të ketë qenë me 150 km/h, në momentin që ka goditur nga pas makinën me të cilën udhëtonte familja.

Të plagosurit e mjetit Audi janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Ata janë jashtë rreziku për jetën.

Mjeku Edmond Breshani ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre të plagosurve nga aksidenti i ditës së sotme. Mjeku tha se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe do të nisen drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Mjeku pohoi se të tre janë koshientë dhe të vetëdijshëm. Sakaq, sa i përket 4 anëtarëve të familjes, mjeku tha se ata kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe janë dërguar në morgun e qytetit.

‘Gjendja e të plagosurve paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime më të mëdha. Pacienti tjetër ka një shembje të komplet trupit dhe njëri është më lehtë me gërvishtje në pjesë të trupit. Dy prej pacientëve do t’i dërgojmë tek Trauma në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime. Janë të vetëdijshëm. Kanë shfaqje paniku që është post-traumatik. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, nuk janë paraqitur fare në spital’, tha mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here