Gripi i verës apo ethet disa ditore/ Kalo: Shenjat ngjasojnë me koronavirusin

0
131

Mjeku infeksionist Tritan Kalo iu ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes me temperaturat e larta dhe të qëndrojnë të hidratuar. Në një postim në rrjetet sociale, Kalo apelon që të bëhet kujdes edhe me ushqimin në plazhe.

“KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shenja klinike me Sars-Cov2/Covid-19….”, thekson mjeku Tritan Kalo.

Postimi i Kalos:

KUJDES në këto ditë”ferri” sepse temperaturat e larta janë po aq jetëlënduese e jetëmarrëse, sa vetë Sars-Cov2/Covid-19, rastet sporadike sëmundjebartëse të së cilës do të enden edhe për shumë e shumë kohë në mes nesh….

KUJDES me hidrimin tuaj të kujdesshëm e sa më të shpeshtë…..

KUJDES sepse vera shoqërohet me infeksione të shumta toksiko-alimentare, ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar….

KUJDES se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi…..

KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shënja klinike me Sars-Cov2/Covid-19….

JO PANIK, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm…

JO VETMJEKIM, sepse janë Profesionalizmi, Përkushtimi, Puna dhe Pëkujdesja e Personelit Mjeksore ato që dinë të bëjnë diferencën në lidhje me format e shkallët e rëndesës së një infeksioni, apo të rëndimit të një sëmundje tuaj kronike….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here