O djemtë e babit….

0
168

Nga Aida Topalli

E shokuar nga tragjedia e mëngjesit të sotëm! Ngushëllime familjarëve të viktimave!

Nuk mund të kaloj pa thënë dy fjalë:

“Të keqen e makinës, o babi… të keqen e lekëve të tua… Të keqen tënde…Djali yt, 22 vjeçar, patjetër, ishte me fat, sepse u rrit mes gjithë të mirave… mes luksit. Ia ofrove, bravo të qoftë. Të keqen, paraja nuk është gjithçka! Djalin tënd nuk e bën luksi, e pën puna! Harrove, o babi, se djali yt do dalë në rrugë… Pse nuk i mësove disa norma në jetë?! Pse nuk i mësove se jeta është dhuratë nga Zoti dhe duhet të luftosh për të… Ç’kusure kishte ajo familje, të hidhej në erë, nga dalldia e djalit tënd… Pse ia lejove ta merrte patentën me lekë?!

O bir i babit, rruga nuk është vetëm e jotja… që ke makinën 100 mijë euro, është edhe e imja që e kam shumë herë më të lirë. Makina ime nuk ecën me 170 apo 200, por 140 e ka limitin. Dhe në rrugët që kemi ne, 110 është maksimumi i shpjetësisë. Duart në kokë, pendesa, nuk rikthejnë jetët e humbura. E as ta heqin pengun që do të të shoqërojë gjithë jetën.

Zini mend o djemt e babit… Mos e mbushni me gaz deri sa s’ka ku të shkojë më këmba!
Ftillohuni, kuptoni që nuk jeni vetëm ju, makina juaj luksoze dhe paratë tuaja në këtë botë!

Jemi edhe ne… që duam qetësinë tonë… Jemi edhe ne që duam të ikim me pushime… Por s’mund të dalim në rrugë, nga frika e shpejtësisë së supermjeteve tuaja…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here