Sistemi tatimor mund të përdoret më mirë për të korrektuar sjelljet e “p*rdhës”

0
128

Nga Klodian Tomorri

1- Ne vend qe te taksojme punen duke e dekurajuar mekanizmin kryesor qe shton vlere dhe mireqenie per shoqerine, ne mund te taksojme salltanetet e luksit. Psh mund te zbusim taksen 23 per qind mbi pagat dhe te taksojme ad valorem makinat e shtrenjta. Fjala vjen nje takse 2 per qind ne vit per makinat me vlere mbi 30 mije euro do ishte me e ndershme. Sigurisht duke njohur nje plan real amortizimi. Parimi qejfi paguhet eshte i vjeter sa vet bota.

2- Ne taksojme konsumin e mbijeteses, por jemi bere parajse fiskale per jahtet dhe salltanetet e tjera te zengjineve me motivin se do rrisim turizmin dhe ekonomine. Kur taksojme 20 per qind buken dhe ujin, fare mire mund te taksojme pak me forte jahtin. Se si rritet ekonomia kur del dikush me jaht ne det, vetem qeveria shqiptare e merr vesh.

3- Ne ja leme barren me te madhe te shpenzimeve te kurimit familjeve nga xhepi, por mund te taksojme pak me fort kirurgjine e qejfit. Fillerat, botoxat dhe kete takem. Parate mund te perdoren per te mbeshtetur me shume sistemin shendetesor. Madje kjo do te korrektonte edhe nje problem te madh shoqeror. Pas disa vitesh, jo vetem grate, por edhe burrat do jene njesoj me kete ritem. Si tollumbace, me buze afrikane, qe nuk u leviz asnje tipar ne fytyre.

Ka shume gjera si keto ku sistemi tatimor mund te jete me racional. Por kush e ka mendjen thuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here