Danimarkë-Uells do të jetë ndeshja e parë që do të luhet sonte në orën 18:00 për të përcaktuar Kombëtaren e parë çerekfinaliste. Kush do të kalojë më tej?
Përballë njëra tjetrës vendosen dy Kombëtare me frymë ndryshe. Uellsi mund të zgjidh ndeshjen edhe me elemente individuale, ndërsa Danimarka vetëm me frymën e grupit.
Te danezët shohim gjithashtu një ndjenjë përgjegjësie më të lartë se te kundërshtari i tyre. Në rastet e shumta që janë shpërdoruar deri tani nga Bale dhe Ramsey shihet sesi lojtarët yje buzëqeshin, duke e kaluar lehtë gafën fatale të bërë si të ndodheshin në ekip.
E kundërta vjen nga Danimarka që luan me shpirtin e skuadrës dhe përjetimi është në nivelet më të larta. Përpara ndeshjes së sotme kundër Uellsit, Eriksen u kthye në fushën e lojës dhe vizitoi shokët e ekipit për t’i dhënë më shumë motivim teksa la përfundimisht spitalin.