Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sardenja të Italisë, ku një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj, por që nuk arritur që të shpëtojë vetë.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat, zemra nuk mundi që ta përballonte gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.
60-vjeçari Fernando Porcu, është hedhur në det kur ka pa se vajza e tij dhe shoqet ishin në rrezik.
Ai me sforco të madhe i nxori vajzat shëndosh e mirë në breg, por vetë humbi jetën tragjikisht, pas një infarkti.
Edhe pse ka arritur që të dalë në breg të detit nuk ka arritur që të shpëtojë edhe pse në ndihmë i erdhën mjekët.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Sardenjë ndërsa lajmi për heroizmin e tij u bë viral në rrjet.