Sulme të përgjakshme në Kolumbi, shënohen 9 viktima mes tyre katër policë

0
88

Të paktën nëntë persona, përfshirë katër oficerë policie, kanë vdekur në tre sulme të ndara në të gjithë Kolumbinë, e cila ka njohur rritje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë në disa pjesë të vendit.

Tre oficerë policie jashtë shërbimit u vranë në një sulm të kryer në qytetin Pailitas, në të cilin u plagos gjithashtu një grua shtatzënë, tha policia në një njoftim për shtyp, raportojnë mediet e huaja.

Autorët nuk janë identifikuar, por policia dyshon se ishte një veprim i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (ELN), zyrtarisht organizata e fundit  që vazhdon luftën e armatosur në vend.

Në pjesën jugore të vendit, pesë burra u gjetën të vdekur në komunën e San Vicente del Caguan, tha kryetari i Bashkisë Julian Perdomo për AFP, duke u denoncuar se “fermerët vriten shpesh”.

Oficeri i katërt i policisë u vra në një “sulm të armatosur” në një lagje të pasur në Cali, sipas kryetarit të tij të Bashkisë, Jorge Ivan Ospina.

Kolumbia aktualisht po përballet me valën më të keqe të dhunës që nga çarmatosja e FARC. Qeveria e Presidentit të krahut të djathtë Ivan Duque ka fajësuar grupe të ndryshme të armatosura për luftën kundër trafikut të drogës dhe minierave të paligjshme, veçanërisht ari.

Kolumbia aktualisht po përballet me valën më të keqe të dhunës që nga çarmatosja e FARC. Qeveria e Presidentit të krahut të djathtë Ivan Duque ka fajësuar grupe të ndryshme të armatosura për luftën kundër trafikut të drogës dhe minierave të paligjshme, veçanërisht ari.

Lufta civile tepër komplekse që shpërtheu në Kolumbi në 1958 ka marrë më shumë se nëntë milion jetë, përfshirë 260,000 të vdekur, kryesisht civilë, më shumë se 83,000 të zhdukur dhe më shumë se shtatë milion të zhvendosur.

Observatori i pavarur Indepaz ka numëruar 45 masakra – vrasjen e njëkohshme të të paktën tre personave, siç përcaktohet nga KB – në Kolumbi që nga fillimi i vitit.

Të premten, një helikopter që mbante Presidentin Ivan Duque u godit nga armë të vogla në një zonë afër kufirit me Venezuelën.

Ishte atentati i parë ndaj një kreu të shtetit kolumbian që kur FARC bëri në shkurt 2003 kundër Alvaro Uribe, mentori politik i Ivan Duque.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here