Zbulohen detaje të reja tronditëse në mediat greke lidhur me vrasjen e 20-vjeçares britanike nga bashkëshorti i saj.
Babis Anagnostopoulos, i ka kërkuar familjes së viktimës që të paguante paratë e arkivolit dhe shpenzimet e ceremonisë mortore.
“Ky njeri nuk ka turp. Së pari ai vrau Caroline, pastaj ai u kërkoi prindërve të saj para për të paguar arkivolin e saj dhe shpenzimet e ceremonisë mortore. Ata i dhanë atij 4000 euro dhe ai nuk pagoi asgjë”, tha avokati i familjes së viktimës, Thanasis Harmanis.
Ndërkaq, autoritetet po hetojnë pretendimet që Anagnostopoulos përdori punën e tij si pilot duke fluturuar helikopterë për të transportuar drogë dhe para në ishujt grekë.
Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, 33 vjeç, mbyti Caroline Crouch me një jastëk ndërsa, vajza e tyre Lydia ishte pranë tyre.