“Hape krahun o rrotë k*ri”, patrulla “vetëtim” te Ministria e Jashtme, përplas një makinë tjetër, policët shajnë shoferët

0
198

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën që të zbret nga Ministria e Jashtme, në drejtim të ish-ATSH-së. Newsbomb.al ka siguruar një video amatore të regjistruar nga shoferët e tjerë që lëviznin në këtë rrugë në momentin e përplasjes.

Sipas tyre, patrulla e Policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi dhe ofendonte shoferët me fjalët: “Hape rrugën o rrotë k*ri”. Një nga shoferët ka nisu të filmojë me celular policët që shanin dhe lëviznin me shpejtësi, dhe pak momente më pas ndodhi dhe aksidenti.

Nga pamjet, shihet se dy efëktivët e patrullës që lëviznin “vetëtim” nga Ministria e Jashtme në drejtim të ish-ATSH, kanë aksidentuar një mjet tip Mini Cooper, që lëvizte në korsinë e vetë.

Mjeti që u përplas nga makina e patrullës drejtohej nga një shofere femër, e cila shihet dhe në video.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here