Kosova ka regjistruar 6 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Dita e dytë radhazi që askush nuk vdes nga virusi në Kosovë ndërsa edhe rastet mbeten në nivele të ulëta.
Ndërkohë edhe 5 pacientë e fituan betejën me COVID_19.
Në total Kosova ka shënuar gjatë gjithë pandemisë 2 mijë e 258 viktima dhe 107 mijë e 749 të infektuar.