Supersfida ndaj Gjermanisë, “The Sun” ‘ndez’ ndeshjen dhe motivon “Tre Luanët” duke kujtuar ‘guximin’ e ish-ministrit: Jepi Harry, edhe Hancock shënoi

0
97

Fati vendosi përballë njëra-tjetrës dy nga ekipet më të forta në këtë “Euro 2020”, Anglinë dhe Gjermaninë. Sfida do të luhet këtë të martë në orën 18:00 në “Wembley”, impiantin luksoz të Londrës.

Teksa të dyja ekipet janë duke bërë përgatitjet e fundit për këtë sfidë, edhe mediat janë vendosur në të njëjtën linjë. E kemi fjalën për tabloidin britanik “The Sun”, e cila ka hapur faqen kryesore të saj, me një titull sa komik aq edhe motivues.

“Jepi Harry…edhe Hancock shënoi”, shkruan në titullin e saj gazeta britanike.

Në fakt titulli nuk është pa qëllim, pasi i referohet skandalit të disa ditëve më parë, ku ish-ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, u kap mat duke u puthur në zyrë me asistenten e tij Giana Coadangelo. Ky veprim i kushtoi postin Hancock, i cili dha pak ditë më pas dorëheqjen.

 

 

Pra, media britanike në këtë rast, e cila ishte dhe ajo që publikoi e para skandalin, ka gjetur këtë mëyrë tejet origjinale, për të motivuar “Tre Luanët”, në veçanti yllin e ekipit Harry Kane, te i cili pritet shumë në këtë ndeshje të sotme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here