Aktivistët për të drejtat e kafshëve të cilët u infiltruan në thertoren e ‘Epe’ për 20 ditë filmuan punëtorët, të cilët keqtrajtonin në mënyrë sistematike kafshët dhe derrat, duke i goditur vazhdimisht me sende të forta.
Aktivisti, Robin, tha se abuzimi është realitet i përditshëm në fabrikë.
Pamjet thuhet se u regjistruan në fund të vitit të kaluar dhe janë marrë në një nga thertoret në Holandë ku theren 5,000 derra dhe rreth 600 bagëti në ditë.
Mësohet se fabrika ka pezulluar stafin dhe tha se do të zvogëlojë shpejtësinë me të cilën përpunohen kafshët e gjalla.
Robin tha se rregullat ishin thyer për të trajtuar sa më shumë kafshë që të ishte e mundur. “Gjatë prezantimit të punës, më thanë që nëse linja e prodhimit do të pushonte së punuari, do të kushtonte 100 euro për minutë… që do të thotë të përpunosh sa më shumë derra dhe kafshë që të jetë e mundur.
Inspektori i Përgjithshëm për mbrojtjen e kafshëve tha për mediet holandeze se ndihej i tronditur.
“Unë u trondita vërtet nga kjo,” tha ai. “Ne kemi qenë në kontrolle për një kohë të gjatë dhe tashmë jemi paralajmëruar për çështje të mirëqenies së kafshëve, por nuk e dinim se ishte kaq keq”.