Merr fund Aventura e Frank De Boer në stolin e Holandës. Trajneri i cili zëvendësoi Koeman në krye të skuadrës pothuajse një vit më parë, është larguar nga drejtimi i tulipanëve dhe vendimi vjen menjëherë pas zhgënjimit në Kampionatin Europian.
Holanda kaloi me sukses fazën e grupeve por në 1/8 zhgënjeu u eliminua nga Republika Ceke teksa Federata njoftoi se nuk u arrit objektivi i vendosur.
Sipas Federatës së Futbollit, Holanda duhet të arrintë të paktën në çerekfinale ndaj dhe Aventura e tij mbyllet këtu dhe mund të konsiderohet e dështuar e gjithashtu shumë i kritikuar,
Sot agjenti i De Boer dhe Federata paten një takim ku menjëherë u vendos ndërprerja e kontratës me efekt të menjëhershëm dhe tani Holanda është në kërkim të një trajneri të ri.