Dinamo ka nisur zyrtarizimet në masë dhe sapo bëri të dytin për ditën e sotme. Blutë e kryeqytetit kanë njoftuar firmën me një nga sulmuesit më të talentuar në vendin tonë, Xhuliano Skuka.
22-vjeçari prej disa sezonesh ishte pjesë e Korabit, madje edhe këtë verë ishte në kontratë e ta. Dinamo ka vendosur të investojë te ai dhe ka konfirmuar blerjen e tij nga dibranët pa bërë të ditur shfrat e operacionit.
Skuka ishte një nga golashënuesit më të mirë të Kategorisë së Parë, me 14 gola të shënuar, ndërkohë që shënoi edhe dy në Kupë. Njëri prej tyre vlejti për të eliminuar Tiranën nga ky kompeticion.
NJOFTIMI I KLUBIT – Xhuliano Skuka, firma e tretë. Futboll Klub Dinamo ka arritur marrëveshjen me KF Korabin për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar në kryeqytet. Skuka ka spikatur me ish-skuadrën e tij, Korabin dhe është gati për një eventurë të re në Kategorinë Superiore!