Dua Lipa rrëfen momentin më të vështirë gjatë karrierës së saj

0
150

Dua Lipa është një nga artistet e shumta me origjinë shqiptare që ka arritur të prekë majat e showbizit botëror.

Mirëpo, si çdo artist tjetër të cilët e kanë nisur karrierën në moshë fare të re edhe Dua është përballur me kritika të shumta në fillimet e karrierës së saj.

Ylli i popit, foli për “Vanity Fair” në lidhje me karrierën e saj ndër vite dhe zbuloi se një meme virale i rrëzoi besimin, por ajo sërish nuk u ndal.

Gjatë një performance ne vititn 2018 në “Brit Awards”, kur artistja këndoi hitin “New Rules” dikush shkroi një koment për të  “Unë e dua mungesën e saj të energjisë, vajza që nuk na jep asgjë!”

Koment ky i cili u bë menjëherë viral dhe preku thellë këngëtaren, por megjithatë ajo u shpreh se në ato çaste kishte menduar se do t’u provojë njerëzve se nuk do të hiqte dorë.

“Është një gjë kur njerëzit janë të ashpër me ty, por ti e di që ke bërë më të mirën tënde. Por është tjetër gjë kur njerëzit sillen shëmtuar ndaj teje dhe ti e di që në të vërtetë nuk ke pasur mundësi të jesh më i miri, sepse je përpjekur të bësh gjithçka menjëherë,”- tha këngëtarja” për “Vanity Fair”.

 

Image

 

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here