Policia liron plazhet e Durrësit nga “zaptuesit” e Tiranës

0
167

Procedohen penalisht 7 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse në plazhet e Durrësit.

Policia procedoi shtetasit L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.  Operacioni vijon pa probleme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here