U gjet i vdekur në Durrës, Policia jep detaje për serbin 82-vjeçar

0
171

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, ku u gjet i mbytur një shtetas serb. Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar, rezultoi se, pas verifikimeve shtetasi serb N.M. 82 vjeç, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here