Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 20-vjeçar i quajtur Panagiotis dhe 16-vjeçarja Eletherias, kanë ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik në zonën e Kefalonias.
Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor, ku u përplasën me një makinë, që drejtohej nga një 80- vjeçar. Edhe ky i fundit, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar kështu jetë.
Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore, ka rezultuar se shkak i vdekjes së të rinjve ishin dëmtimet e shumta në pjesët e trupit.
E njëjta gjë thuhet edhe për 80-vjeçarin që ndërroi jetë në aksidentin tragjik.