Liçaj: Horra uluni në gjunjë dhe kërkoni falje!

0
110

Aktori Neritan Liçaj, një nga qëndrestarët e kauzës së teatrit, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, pas dhënies së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Liçaj shprehet se ka kaq shumë për të thënë në lidhje me teatrin sa nuk do të mjaftonin as tre ditë, por zgjedh ta përmbledh vetëm me një fjali: Horra uluni ne gjunje dhe kërkoni falje!

‘Kam aq shumë për të thënë dhe shkruar sa do të duheshin tre ditë e më tepër…po them vetëm horra uluni në gjunje dhe kërkoni falje.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme pranoi kërkesën e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri si dhe rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, gjë e cila më pas i hapi rrugën prishjes përmes vendimit të Këshillit Bashkiak.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here