Pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e drogës ka reaguar Sekretari i Pergjithshëm i LSI Endrit Braimllari.
Në një postim në facebook ai shkruan se, “kjo është qeveria e Rilindjes që vetëm nxin vendin tonë”.
Ja postimi i plotë:
Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit flet qartë për një qeveri të Rilindjes të lidhur me krimin e organizuar, pastrimin e parave, trafikimin e lendëve nerkotive, si dhe ku mungon vullneti për të luftuar trafiqet njerëzore, krimin e organizuar dhe drogën.
Kjo është qeveria e Rilindjes që vetëm nxin vendin tonë.
Edi Rama është përgjëgjesi kryesor i kesaj situate tragjike e cila po mban peng të ardhmen e Shqipërisë.
Propaganda me megafonë dhe zëdhënes qeverie nuk mund të heqi vemendjen nga raportet ndëkombëtare që nxinë çdo ditë qeverinë e Rilindjes.