Vendimi për Teatrin/ Berisha: Aleanca qytetare ngadhënjeu mbi drogën, krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha

0
162

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për teatrin Kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se aleanca qytetare ngadhënjeu mbi aleancën e krimit dhe drogës së treshes Rama-Veliaj-Fusha.

Sipas tij Teatri tani duhet rindërtuar aty ku ishte ashtu siç ishte.

Postimi i Berishës:

Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha!

Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine.

Ndaj le tju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha.

Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar.

Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here