Këshilli Bashkiak i Tiranës riktheu abonetë e përgjithshme në treg nga 1 korriku, megjithatë qytetarët ankohen për abuzime në shitjen e dokumentit. Megjithëse bileta e përmuajshme ka të stampuar çmimin 1600 lekë të reja, operatorët e transportit urban po e shesin atë me 600 lekë dhe në disa raste me 800 lekë si mall në tregun e zi. Qytetarët thonë se shitësit ambulantë abuzojnë ndaj kërkojnë ngritjen e grupeve të kontrollit për shmangien e abuzimeve.
Pas një mungese një mujore, e cila shkaktoi edhe protesta nga qytetarët, 1 Korriku rikthehu në treg abonetë e përgjithshme për shërbimin e transportit publik në Tiranë.
Megjithëse bileta e përmuajshme ka të stampuar vlerën e shitjes 1600 lekë të reja, operatorët e transportit urban duket se e shesin atë si mall në tregun e zi.
”Sa kushton, 8, po sikur është 6 ? Ti merre 7.”
Pavarësisht vlerës së shkruar në dokument, çka përbën çmimin zyrtar, në terren kjo abone varjon me çmime të ndryshme nga 600- 1600 lekë dhe këtë luhatje të çmimeve përdoruesit e transportit urban e cilësojnë abuzive.
“Unë e mora me 16, por më pas e gjeta me 6.”
Qytetarët kërkojnë që në terren të ngrihen grupe kontrolli për shmangien e abuzimeve.
“Të ngrihen grupe në terren të cilët mund të shërbejnë si rregullator të situatave abuzive.”
Krahas çmimeve të aboneve, qytetarët vijojnë të kenë ankesa edhe për mungesën e kushteve të transportit urban dhe tejmbushjen e autobusëve çka u kthye në një problem më vete gjatë pandemisë.
Oranews