EURO 2020, në kërkim të gjysmëfinaleve, Çekia sfidon Danimarkën, Anglia përballë Ukrainës

0
141

Sonte luhen dy ndeshjet e fundit çerekfinale që do të përcaktojnë edhe dy skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian.

Në orën 18:00 do të jetë sfida e dy skuadrave surprizë ku Republika Çeka dhe Danimarka do të përplasen në Baki për të bërë historinë.

Në një Europian, janë ndeshur dy herë këto dy skuadra dhe të dyja takimet i ka fituar Çekia ndërsa në takime eliminatore kanë luajtur disa herë dhe nordikët kanë bilanc më të mirë.

Gjjthsesi, Danimarka është favorite dhe vjen për të luajtur për Eriksen, ngjarje e cila i ka dhënë më shumë zemër skuadrës.

Fituesi i këtij çifti do të takohet në gjysmëfinale me skuadrën që fiton duelin Ukrainë-Angli!

Në orën 21:00, do të jetë radha pikërisjsht e sfidës Ukrainë-Angli ku në “Olimpico”, të Romës, ekipi i Shevchenkos ka mundesi të shkruaj historinë ndërsa “Tre Luanët” do të tentojnë të rikthejnë endrren e nje gjysmefinaleje e me pas të finales me trofeun e madh.

Bilancet në kompeticionet e mëdha jane pothuajse të barabartë ku Anglia ne 2012 mposhti 1-0 Ukrainën në grupe të Europianit teksa në eliminatore të botërorit kane nga një fitore për koke dhe dy barazime.

Pra nuk do të jetë sfidë e lehtë teksa Southgate do të ketë të plotë grupin e lojtarëve ndërsa Shevchenko ka humbur Besedin pas demtimit që pësoi me Suedinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here