DVP Tiranë së bashku me Forcat e Posacme Shqiponja kanë finalizuar operacionin policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si pasojë gjatë operacionit të koduar “Blloku” ka rënë në pranga shtetasi M. D., 39 vjeç, pas informacioneve në rrugë operative ky person shiste lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë janë sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Po ashtu u procedua edhe motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi ka tentuar të fshehë të vërtetën.