ME VIDEO/ Gallatë në konferencën me Barrela, gazetarja ngatërrohet keq me vitet e lojtarit

0
185

Donatella Scarnati, gazetarja italiane e Rai Sport, është bërë virale në internet pas pyetjes së bërë ndaj Nicolo Barella në konferencë për shtyp.

“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, i thotë mes të tjerash gazetarja mesfushorit të Interit.

“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në 1997”, përgjigjet Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat.Donatella kërkoi falje në moment, ndërkohë që ka reaguar më pas edhe përmes një postimi në “Twitter”.

 

“Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barella ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990 ke qenë 7 vjeç.

Një lapsus i imi. Më vjen keq dhe ju kërkoj falje njerëzve që më kanë dëgjuar”, shkruan Donatella. /abcnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here