Një viktimë nga Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit

0
115

Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë gjatë ditës së fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1.871 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 9 qytetetarë.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.376.

Njoftimi I plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë   205.884 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.871 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.376.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 160.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here