Gazetari Senad Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga hoteli, ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur rëndë katër pjesëtarët e familjes Gjoka, që janë pronarë të këtij biznesi
Siç shihet në video, shpërthimi i bombolës është shkatërruar totalisht kati i parë i hotelit. Ndërkohë, gazetari Nikshiqi sjell në “BalkanWeb” edhe pamjet, kur dy prej të plagosurve nisen me ambulancë drejt Tiranës.
Dy të plagosurit e tjerë, përkatësisht dy të miturit 11-vjeçari dhe 15-vjeçarja ndodhen në gjendje më të rëndë dhe pritet helikopteri për t’i transportuar në Tiranë.