Një zjarr masiv që ka përfshirë zonën e Vihtkuqit, në Majën e Jankës ka shkrumbuar një hapësirë prej rreth një hektarësh me pisha.
Zjarri ka 3-4 ditë që vazhdon të jetë aktiv, duke shkrumbuar bimësinë e zonës.
Vazhdojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore, për të izoluar vatrat që janë aktive.
Nuk dihen akoma shkaqet e zjarrit, kurse po punohet për të shuar atë.