Shpejtësi deri në 180 km/h, arrestohen 8 shoferë… (VIDEO)

0
109

Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vënë në pranga 8 persona, pasi 5 prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 3 të tjerë pa leje drejtimi. Po ashtu, bëhet e ditur se janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari  në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL,  kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejuar, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mos ruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës  dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve , të respektojnë rregullat, mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në akset ku trafiku është i rrjedhshëm por i ngadaltë, të mos qarkullojnë me shpejtësi e mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here