Një zjarr i madh ka shpërthyer në Lemeso të Qipros, që prej ditës së djeshme ( 3 korrik), nga ku kanë mbetur të vdekur 4 persona, si pasojë e flakëve.
Sipas medieve lokale, bëhet fjalë se katër të vdekurit janë egjiptianë dhe se u gjendën të djegur pak metra larg makinës që kishte marrë flakë.
Mësohet se katër egjiptianët kishin ardhur në Qipro, për punë sezonale.
Zjarri nuk është shuar ende dhe fshatrat përreth zonës janë evakuuar.
Ndërkohë Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.