Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit. Gazetarja Eneida Petova sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrapi”, në lagjen “30 Vjetori”, ku nga përplasja ka dëme materiale dhe lëndime të lehta, të personave që ndodheshin brenda mjeteve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.