Aksidentet nga bombolat e gazit, shtohen rastet e qytetarëve me djegie…

0
121

Kohët e fundit janë raportuar 7 aksidente të lidhura me bombolat e gazit. Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, shumica e këtyre incidenteve ndodhin si pasojë e rrjedhjes së gazit nga pakujdesia e qytetarëve, pasi një bombolë nuk shpërthen nëse përreth saj nuk ka temperatura ekstremisht të larta.

Shpesh janë qytetarët të cilët në neglizhencë apo për të ulur kostot ekonomike përdorin bombola të vjetra dhe të pakontrolluara. Abuzime janë raportuar edhe të subjektet që tregtojnë gaz, ku brenda vitit janë mbyllur dy pika shpërndarëse.

Kurse mjekët tregojnë se ka një numër të lartë pacientësh të cilët paraqiten në pavione me djegie nga shpërthimi i gazit. Për çdo incident mjekët këshillojnë shuarjen e flakës me një rrobë të trashë e më pas duhet shpëlarë plaga me ujë të pastër e të rrjedhshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here