Në edicionin e pasdites në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, Tea Zeqaj, analiste për politikat publike për ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit nga qëndresa qytetare, foli për raportin e fundit të monitorimit të muajit maj-qershor, ku u ndal edhe te çështja e vaksinimit në sektorin e turizmit, ku ndër të tjera tha se numri i vaksinimeve në këtë sektor është shumë i ulët, duke ulur kësisoj edhe sigurinë te qytetarët.
‘Në fakt jemi 6 analistë të rinj të politikave publike të cilët jemi duke monitoruar prej mëse një viti 6 ministri në vend. Dhe në bazë të të dhënave që ne arrijmë të grumbullojmë, me ekspertë të fushës, me intervista, arrijmë të zbulojmë informacione të rëndësishme të cilat pastaj mundohemi t’i komunikojmë me publikun, që lidhen me politikat publike të këtyre 6 ministrive në mënyrë specifike. Për ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ky është raporti i katërt i monitorimit. Në vitin e kaluar jemi ndalur në çështje të nxehta, si menaxhimi me inceneratorin e Tiranës, kemi monitoruar cilësinë e ajrit që është shqetësim jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.
Kemi vendosur të ndalemi të Turizmi duket qenë se është një çështje e nxehtë sidomos në këto muaj të verës, të një viti të rëndësishëm si ky i 2021, ku po përpiqemi të rimëkëmbemi.
Viti 2019 ka qenë një vit i sukseshëm përsa i përket turizmit. Shifrat arritën 20.5 përqind të kontributit të produktit të brendshëm bruto të vendit. Ajo që ndodhur në vitin 2020 patën një përgjysmim të ndikimit në produktin e brendshëm bruto. Patëm një sërë individësh që mbetën pa punë.
Si edhe një mbështetje të pamjaftueshme për sektorin e turizmit.
Sektori i turizmit duhet të ishte këtë vit një sektor me një vëmendje të veçantë.
Së pari në shumë vende të ndryshme të ndryshme ajo që po konsiderohet është turizmi me anë të vaksinimit, jo vetëm për të pasur një lloj sigurie, por edhe si një metodë ndjellëse, siç është Serbia që prej prillit që ka ofruar vaksinim falas për të gjthë turistët që hyjnë në vendin e tyre.
Greqia po përdor vaksinimin apo teste falas për ata që hyjnë në vendet e tyre.
Gjë e cila nuk ka ndodhur në vendin tonë.
Nga shifrat zyrtare kemi 860 mijë të vaksinuar, ndërkohë që z. Klosi ka thënë që në sektorin e turizmit kemi vetëm 4 mijë të vaksinuar.
Ne besojmë që kjo shifër është shumë e ulët, por është edhe e pasaktë.
Për arsye sepse ajo që ndodh më të dhënat është se në Shqipëri nuk janë të sakta.
Ne mendojmë që kjo është shifër e ulët dhe ne mendojmë që ka një mungesë informacioni dhe të dhënash për procesin e vaksinimit.’