‘Teatri’/ Gazeta e njohur gjermane i përgjigjet ‘festës’ së Veliajt: Ke shkelur Kushtetutën!

0
110

Një nga gazetat më të njohura jo vetëm në Gjermani, Sueddeutsche Zeitung shkruan sot për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas gazetarit Florian Hassel, qeveria shqiptare ka shkelur Kushtetutën duke shembur Teatrin Kombëtar.

“Ishte ndoshta skandali më i madh kulturor shqiptar pas rënies së komunizmit: të dielën në mëngjes herët më 17 maj të vitit 2020, qeveria në Tiranë përdori izolimin nga pandemia për të shembur Teatrin Kombëtar.

Teatri, i konceptuar nga një arkitekt italian në vitet 38-39, konsiderohej një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne të asaj periudhe; në fillim të vitit 2020, shoqata kulturore pan-europiane Europa Nostra bëri thirrje për ruajtjen e tij. Por kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i besuari i tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj urdhëruan prishjen gjithsesi.

Mbi të gjitha, Rama theu ligjin dhe kushtetutën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte paralizuar prej vitesh dhe është në gjendje të punojë sërish nga fillimi i vitit 2021.

Vendimi përfundimtar nuk është zbardhur akoma. Sidoqoftë, në një vendim të 2 korrikut, gjykatësit kushtetues gjetën se ligji i miratuar nga qeveria Rama në vitin 2018, me një procedurë të vecantë për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar nga një manjat ndërtimesh, i lidhur me qeverinë, kishte shkelur Kushtetutën në tre pika.

Një vendim i Këshillit të Ministrave nën kryesinë e Ramës, i miratuar me shpejtësi përpara prishjes më 8 maj 2020, për të transferuar Teatrin Kombëtar nga pronë e Ministrisë së Kulturës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, gjithashtu shkelte ligjin. Ligji i posacëm dhe vendimi u shfuqizuan”, shkruan gazeta.

Më tej gazeta i përgjigjet edhe kryebashkiakut Erion Veliaj që festoi këtë vendim.

“Gjyqtarët kushtetues vendosën të mos komentojnë prishjen. Kryebashkiaku Erion Veliaj e festoi këtë si një konfirmim të vendimit për të prishur teatrin. Në fakt, gjykatësit kushtetues thjesht vendosën që kjo cështje nuk ishte në juridiksionin e tyre. Sidoqoftë, gjykatësit kushtetues ndaluan të gjitha përgatitjet ligjore dhe fillimin e ndërtimit të një teatri të ri kombëtar deri në gjykimin përfundimtar. Planet e njoftuara më parë sugjerojnë jo vetëm që do ndërtohet një teatër i ri, por mbi të gjitha edhe blloqe të reja apartamentesh dhe qendra tregtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here