Zv.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi në një intervistë ka folur në lidhje me ankesat që kanë qytetarët për çmimet gjatë sezonit turistik.
Ajo u shpreh se ka disa biznese që abuzojnë, por shtoi se ka shumë vënde në Shqipëri që qytetarët mund të vizitojnë dhe që gjërat janë edhe më lirë.
Zv.Ministrja ndër të tjera tha se secili prej pushuesve është i lirë të zgjedh se ku dëshiron të pushojnë dhe në varësi të çmimeve.
Intervistë për Ora Verore:
Gazetari: Njerëzit çojnë shpesh te JOQ (media online) fatura, për tu ankuar rreth çmimeve të shtrenjta. Vazhdon të jetë një mit legjendar, apo vazhdon të jetë problem?
Ornela Çuçi: Ti Ronaldo, unë edhe Feridja jemi të lirë të shkojmë, ose mos shkojmë në një restorant. Nuk na thotë njeri, që ti duhet të shkosh me patjetër aty, ku zotëria në fjalë abuzon me faturën dhe me çmimin. Është një sektor i sapolindur, është një sektor që tani ka hedhur bazat e vërteta.
Secili prej bizneseve dhe individëve që i drejtojnë këto biznese, do të duhet të mendojnë për nesër. Por ti je i lirë që të shkosh aty ku fatura të shkon 250 euro nata, siç je i lirë të shkosh dhe aty ku fatura të shkon 15 euro nata. Dhe Shqipëria i ofron të gjitha këto.
Pra mos të futemi te legjendat urbane, që ka fatura jashtë parametrave.
Gazetari: Unë vjet në Ora Verore, kisha mundësi të haja në vendte të shtrenjta, por kisha mundësi të shkoja edhe në restorante të lira nëpër fshatra.
Ornela Çuçi: Në fakt këtu duhet të falënderojmë dhe mediet me të gjitha emisionet që bëjnë. Mediet reklamojnë edhe atë që e ka faturën e lirë edhe atë që e ka faturën e shtrenjtë.
Gazetari: Ka shteti akses për të kontrolluar një biznes, që unë mos ta pi birrën në jug 14 mijë lekë të vjetra? E kam pirë para dy javësh.
Ornela Çuç: Nuk jetojmë në komunizëm, unë jam dakord që secili prej nesh do të duhet…edhe unë do doja që për çdo problemin tim të hap dritaren, t’i drejtohem qeverisë dhe ta shaj. Do doja shumë ta bëja këtë gjë, gjatë gjithë kohës. Por jo gjithçka varet nga shteti. Qytetarët duhet patjetër ta kuptojnë këtë. Fatmirësisht Shqipëria ofron shumëllojshmëri çmimesh.