Kaos në portin e Durrësit, bllokohet ngarkimi i 100 kamionëve, kompania nuk ofron shërbimet…

0
101

100 kamionë të tonazhit të madh kanë orë e orë të tëra që presin për tu ngarkuar në portin detar të Durrësit.

Sipas denoncuesve, kjo ndodh sepse kompania e cila ka në zotërim terminalin e konteinerëve nuk është në gjendje që me shërbimet e saj të plotësojë nevojat e subjekteve sipas kontratave që kanë me të për përpunimin e konteonerëve, ngarkim apo shkarkim.

Shoferët e kamionëve kanë kohë që ankohen për radhët e gjata dhe orët e ditët që ju duhet të presin për tu ngarkuar apo shkarkuar.

Një prej shoferëve sqaron se sot janë në radhë 100 kamionë nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia të cilët në këtë vapë presin radhën që të kryejnë ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.

Një situatë e tillë ngjet sepse kompania nuk ka në gatishmëri mjetet e ngarkim shkarkimit që quhen Risteker.

Ato janë vinça me gomë, të lëvizshëm enkas për konteinerët. Nga 5 që disponon kjo kompani punojnë 1 ose 2 prej tyre, ndërsa të tjerët nuk janë në gatishmëri.

Një situatë e tillë thonë shoferët ka të paktën 3 muaj që ngjet herë pas here.

Në 2 raste shoferët kanë protestuar pranë zyrave të kompanisë për këto vonesa.Edhe 2 ditë më parë ata ngritën zërin por situata ka mbetur po ajo.

Duhet theksuar gjithashtu se edhe anijet, që vijnë nga portet fqinj, për një punë që duhej të mbaronte për 24 orë punë, detyrohen të presin me ditë të tëra prej 3 muajsh tanimë!

Një situatë e tillë rrezikon që subjektet tregtare shqiptare,maqedone apo kosovare ti drejtohen porteve të Greqisë apo Malit të Zi për të marrë shërbimet e ngarkim shkarkimit të konteinerëve me anë të të cilëve ata eksportojnë apo importojnë mallrat e tyre.

E kështu tarifat e majme rrezikojnë të largohen nga porti i Durrësit e bashkë me portin humbasin edhe agjencitë detare e padyshim humbësi më i madh do të jetë dogana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here