Kryetari i FRPD-së njëherazi dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi ka publikuar një hartë të Shqipërisë me emrat e kryetarëve të bashkive të cilët kanë humbur mandatin prej dekriminalizimit apo edhe arrestimit të tyre për vepra kriminale.
‘Nuk janë zona pandemike por vatra të kriminalitetit bashkiak’, shkruan Këlliçi në Facebook.