Shkeljet rrugore/ Gjobiten 2212 drejtues mjetesh, pezullohen 48 leje drejtimi…

0
178

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve, janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here