U zhduk nga radarët, avioni me 28 persona në bord është rrëzuar në det

0
124

Aeroplani i zhdukur nga radarët mëngjesin e sotëm është rrëzuar në det në afërsi të gadishullit Kamchatka në lindje të Rusisë ndërsa po përgatitej të ulej, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Aeroplani ishte rrugës nga kryeqyteti rajonal Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana, një fshat në Kamchatka veriore, kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, tha ministria e emergjencave ruse.

Disa anije janë rrugës për në vendin e rrëzimit.

Zhduket avioni me 28 persona në bord në rajonin e Lindjes së Largët
Në bord ishin 22 pasagjerë dhe 6 ekuipazh, tha ministria. Kryebashkiaku i fshatit Olga Mokhireva ishte midis udhëtarëve, cituan autoritetet lokale .

Moti në zonë ishte me re në atë kohë, tha agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar qendrën lokale të meteorologjisë.

Sipas TASS, aeroplani është ndërtuar në 1982, shkruan Reuters.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here