Anglia ka arritur të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinalet e Europianit dhe është kualifikuar në finale, ku do të ndeshet me Italinë.
Pas ndeshjes për këtë ndeshje historike foli një nga më të mirët në fushë, Raheem Sterling.
“Ishte një paraqitje e madhe nga skuadra jonë. Na u desh të gërmonim thellë në zonën e Danimarkës. Ishte hera e parë që pësuam gol, por u përgjigjëm dhe treguam shpirt të madh gare. E dinim se do të ishte shumë e vështirë.
Qëndruam të duruar dhe e dinim se me kujdes dhe agresivitet do të bënim mirë. Është një tjetër hap në drejtimin e duhur. Duhet të përqendrohemi për ndeshjen e së dielës tashmë.
Çdo gjë hap pas hapi. E dimë shumë mirë se ç’do të thotë futbolli për këtë vend. Energjia jonë dhe atmosfera ishte e lartë.
Tani kemi Italinë. Do festojmë pak dhe pastaj do mendojmë për ta”, tha ndër të tjera ylli i Manchester Cityt.