“Thuaj kam fol me kryetarin” Fatos Tushe ‘mbuloi’ biznesmenin që kishte ndërtuar pa leje, ia pret shkurt për telefonin: Merre rrugën dhe hajde këtu, s’është për kshu bisedash

0
73

Kryebashkiaku i shkarkuar i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u vu në pranga në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK, ka ‘mbuluar’ një biznesmen që ka ndërtuar pa leje. Nga përgjimet e zbardhura nga SPAK, mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ismail Blliku.

Ky i fundit e ka telefonuar Tushen dhe i ka kërkuar ndihmë për ndërtimin pa leje, ndëtsa kryebashkiaku i ka thënë që pëegjegjësit që i kishte shkuar për kontroll t’i thoshte se kishte folur me kryearin. Tushe dëgjohet duke i thënë Bllikut që këto biseda të mos ia bënte më në telefon, por të shkonte dhe t’ia thoshte përballë.

Biseda e përgjuar:

Fatos Tushe-Ismail Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd

Ismail Blliku: Dakord, dakord

Fatos Tushe: Hajt…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here