Me rastin e 100-vjetorit, Meta vlerëson shkollën 9-vjeçare në Sarandë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit

0
1625
Nga Ilir Meta
Një vizitë e shumëpritur në Shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë, në këtë vatër të rëndësishme të përhapjes së dijes, emancipimit shoqëror, nxitjes së kulturës, progresit shoqëror dhe formimit qytetar të rinisë së kësaj treve.
Duke ndarë urimet më të ngrohta me nxënësit dhe mësuesit e saj, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të këtij institucioni arsimor, pata nderin ta vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
Kënaqësi, që në këtë ngjarje jubilare, të kujtonim në veçanti themeluesit patriotë dhe mësuesit e saj të parë dhe të paharruar, të nderuarit Sejfudin Tatzati, Lame Xhama, Fejzo Mehmeti, Xhelal Berberi, Xhevdet Kofina, Andromaqi Harito, si dhe shumë arsimtarë të shquar, që me punën e tyre të përkushtuar ju kanë dhënë dije dhe kulturë me qindra e mijëra nxënësve, të cilët kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle.
Ndihesh mirë kur konstaton se fara e dijes dhe e arsimit ka gjetur përherë terren të shëndoshë në truallin e Sarandës arsimdashëse.
POSTIMI I PLOTE: 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here