Poli Hoxha: Opozita duhet të rihapë në shtator kauzën që frikëson Ramën, vettingun e politikanëve

0
141

Në Çim Peka Live, gazetari Poli Hoxha, duke komentuar rezultatet e fundit të SPAK në luftë kundër korrupsionit ku ka edhe arrestim të zyrtarëve të lartë, tha se në shtator opozita duhet ta hapë patjetër edhe njëherë çështjen e Vettingut në politikë, për të cilën sipas tij Rama ka qenë më i frikësuar se asgjë tjetër.

‘Mllefi, frustimi i shumicës së shqiptarëve në këto 30 vjet është korrupsioni. Është pabarazia sepse ka shkatërruar edhe atë që është kolona e moralit. Fëmijët e drejtorëve që e kanë rrogën 800 mijë e lekë u shesin mend shqiptarëve me vilat që kanë. Dhe pritshëmria është goxha e madhe në luftën kundër korrupsionit. Kur themi korrupsion në Shqipëri, është politik.

Në të githë këtë debat duhet të jetë opozita.

Tre vitë më parë, përpara se të linin parlamentin, kryetarii i opozitës Lulzim Basha nisi një proces të dytë përveç dekriminalizimit, që ishte shumë interesante dhe u pa si një test se si acarohej Edi Rama.

Që është vettingu për politikën.

Në shtator opozita duhet ta rikthejë edhe njëherë si çështje, si kauzë poltike, dhe dua të shikoj në këtë situatë që është konsoliduar SPAK-u,

Opozta duhet urgjentisht, nëse nuk ka mizë në kësulë, duhet që të rihapë edhe njëherë çështjen e vettingut të politikës.

Më ka bërë përshtyoja dhe frika se si Rama tha jo.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here