Rama i vuri gishtin dhe i zbuloi “tutorët” që e tërheqin prej hundësh, Ardi Veliu shkarkon shefin e komisariatit në Sarandë

0
145

Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës Syrja Bello.

Shkak për shkarkimin e Bellos është bërë përplasja me armë që ndodhi pas mesnate, në lokalin Orange në Sarandë, ku mbetën të plagpsur dy persona.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha dje se i gjithë zinxhiri drejtues i komisariatit të policisë në Sarandë, duhej jo vetëm që të shkarkohej, por edhe të ndiqej penalisht.

Kreu i qeverisë shkoi deri aty, sa tha se biznesmenë të caktuar janë tutorë që tërheqin prej hundësh drejtues të policisë.

Në vendin e Bellos në krye të komisariatit të Sarandës është vendosur Klodian Kondi, ndërkohë që ndryshime të tjera priten dhe në nivel zëvendësdrejtuesish të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here